MENU
klinika

NBA

Ringrihen Jazz, Bulls rimarrin vendin e dytë në Lindje

30.11.2021 - 12:48

Janë luajtur 1/4 e ndeshjeve sezonale në NBA dhe tashmë në Konferencën e Perëndimit dy vendet e para duken të blinduara, të paktën deri në këtë stacion të garës, me Golden State që kryeson dhe Phoenix Suns që e ndjek.

Vendin e tretë e mori Utah Jazz, që fitoi 129-107 ndaj Portland Trail Blazzers, duke qëndruar në grupin e ekipeve pretendente për titull. Mitchell me 30 pikë ishte lider për vendasit, mbështetur edhe nga Gobert me 21 pikë e 16 rebound.

Ndërsa në Konferencën e Lindjes mirë u paraqit Chicago Bulls, që mposhti 133-119 Charlotte Hornets, në një ndeshje të dominuar nga vendasit. Vucevic me 38 pikë e DeRozan me 28 bënë diferencën në parket. Bulls rimarrin vendin e dytë pas Brooklyn Nets.

Kjo pasi zhgënjeu Miami Heat, që në shtëpi u mund 120-111 nga Denver Nuggets, që përmbysi disavantazhin. Jokic realizoi 24 pikë e 15 rebound për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Adebayo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN