MENU
klinika

Ikona e futbollit anglez

Steven Gerrard emërohet trajner në Premier League

11.11.2021 - 12:52

Steven Gerrard është emëruar zyrtarisht trajneri i ri i Aston Villa-s. Legjenda e Liverpool-it, 41 vjeç, ka pasur sukses me Rangers, që kur mori drejtimin e gjigantëve skocezë në qershor të vitit 2018.

Në rolin e tij të parë si trajner, Gerrard udhëhoqi skuadrën e Glasgow drejt titullit të parë në Skoci pas në një dekade. Ish-mesfushori i Anglisë zëvendëson Dean Smith si trajner tek Aston Villa, pas shkarkimit të tij, që erdhi pas humbjes së pestë radhazi në Premier League ndaj Southampton.

Ikona e futbollit anglez nënshkroi një marrëveshje 2.5-vjeçare në “Villa Park”. Aston Villa i është dashur të paguajë një tarifë kompensimi prej rreth 3.5 milionë euro te gjigantët skocezë, për të marrë trajnerin e tyre.

Vetë Gerrard tha: “Aston Villa është një klub me histori dhe traditë të pasur në futbollin anglez. Jam jashtëzakonisht krenar që do të bëhem trajneri i ri i saj. Në bisedat e mia me Nassef dhe pjesën tjetër të bordit drejtues dolën qartë ambiciet dhe planet për klubin. Mezi pres t’i ndihmoj ata të arrijnë qëllimet ambicioze.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë ata që janë të lidhur me Glasgow Rangers, të cilët më dhanë mundësinë të drejtoj një klub futbolli të tillë. Ndihma e tyre për të siguruar një titull rekord do të zërë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Do të doja t’iu uroja lojtarëve, stafit dhe tifozëve më të mirën për të ardhmen”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak