MENU
klinika

Rama: 1 miliard lekë më shumë

“Subvencionim i qirasë për tërmetin”

25.11.2021 - 10:25

Kryeministri Edi Rama bën me dije se janë 1 miliardë lekë më shumë subvencionim për qiranë për tërmetin.

Shifrën e bën me dije mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale.

Qeveria do vijojë të subvencionojë qiranë e banorëve të dëmtuar nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit 2019 deri në momentin e ndërtimit të banesës së tyre të re. Akti i mëparshëm parashikonte subvencionim e qirasë vetëm 1 vit pas dëmtimit të shtëpisë nga tërmeti.


Aktualisht numri i familjeve që trajtohen me bonus qiraje është 13 287, ndërkohë që gjatë vitit 2020 u trajtuan 13 914 familje. Në total në vend u shembën 115 pallate të dëmtuara nga tërmeti, ku numri më i lartë rezultoi në Shijak në 30 pallate, 22 në Kurbin, 5 në Durrës, 8 në Kamëz, 10 në Kavajë, 19 në Vorë, 16 në Krujë, 4 në Lezhë dhe 1 në Mirditë. Në total për t’u riparuar ishin 242 pallate.