MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Tirana mposht sërish Dinamon, e çon në shtesë

18.11.2021 - 22:41

Tirana ka mposhtur përsëri Dinamon, kësaj here jo në shifrat 4-0 sa në kampionat, por 2-0, rezultat që ka çuar ndeshjen e kthimit në shtesë, pasi Blutë kishin fituar po 2-0 në ndeshjen e parë.

Sfida është zhbllokuar në minutën e 35-të. Pas një harkimi nga e majta të Seferit, topi shkon te Gjumsi në shtyllën e dytë dhe pasi ai kontrollon topin, lëshon një gjuajtje të pakapshme për Bakajn. Pjesa e parë mbyllet 1-0.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 76-të, Hoti në zonë pengohet nga portieri Bakaj dhe gjyqtari nuk heziton duke bërë shenjë nga pika e bardhë. Limaj godet saktë dhe 2-0. Në fund Tirana godet edhe shtyllën, por gjithsesi, nuk ka më gol dhe tashmë luhet shtesa.