MENU
klinika

Dominojnë lojtarët e Ajax

“Top 20” më të mirët e Champions për këtë sezon

23.11.2021 - 18:44

Cilët janë 20 lojtarët më të mirë në Champions League? FedEx Performance Zone, një algoritëm i krijuar nga UEFA dhe i bazuar në performancën individuale, bëri llogaritë dhe nxorri renditjen.

Secilit lojtar i caktohet një rol mbizotërues i karakterizuar nga të dhëna specifike, si p.sh. spastrim zone, goditje në total, rikuperime dhe nisje aksionesh (veçanërisht të rëndësishme për lojtarët në mbrojtje), ose gola, asistime, krosime dhe pasime (më “të rënda” për lojtarët sulmues).

Të dhënat e mbledhura përpunohen për të gjeneruar një pikë në fund të çdo ndeshje dhe për të hartuar renditjen relative. Performancat në fazën e grupeve llogariten të gjitha njëlloj, ndërsa ato në fazën e eliminimit do të kenë një peshë gjithnjë e më të rëndësishme, deri në finale.

Renditja, pra, përditësohet vazhdimisht: pas 4 ndeshjesh në grupe është një italian në “top 20” Dybala vendoset përballë Messit. I pari është surprizë të pare. Në “top 100”, përveç Dybala, janë edhe 13 lojtarë të tjerë nga klubet italiane:

RENDITJA

1.Haller, Ajax (221 pikë)

2.Lewandowski, Bayern Munchen (216 pikë)

3.Sané, Bayern Munchen (184 pikë)

4.Ronaldo, Manchester United (177 pikë)

5.Salah, Liverpool (162 pikë)

6.Benzema, Real Madrid (154 pikë)

7.Vinicius Jr, Real Madrid (149 pikë)

8.Nkunku, Leipzig (145 pikë)

9.Mahrez, Manchester City (139 pikë)

10.Antony, Ajax (131 pikë)

11.Vanaken, Club Brugge (126 pikë)

12.Paulinho, Sporting Lisbona (125 pikë)

13.Dybala, Juventus (122 pikë)

14.Adeyemi, Salzburg (121 pikë)

15.Cancelo, Manchester City (119 pikë)

16.Messi, PSG (113 pikë)

17.Jorginho, Chelsea (111 pikë)

18.Bellingham, Borussia Dortmund (109 pikë)

19.Berghuis, Ajax (109 pikë)

20.Capoue, Villarreal (107 pikë)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jemi përshtatur, fëmijët më shpejt”

Messi tregon Parisin dhe favoritët e Champions