MENU
klinika

Në Itali

Vendimi final, tifozët me “Green Pass” në stadiume

26.11.2021 - 16:00

Miratohet vendimi i qeverisë italiane për të ashtuquajturën “Green Pass” që do të prekë edhe tifozët e futbollit. Nga data 6 dhjetor deri më 15 janar vetëm ata që kanë marrë “Green Pass” falë vaksinimit të të dyja dozave ose ata që janë shëruar nga koronavirusi do të pranohen në ambientet sportive dhe jo më si më parë me një tampon negativ.

Një masë ekstreme kjo e qeverisë italiane ku nga periudha 6 dhjetor deri më 15 janar do të lejohen në stadium vetëm ata që kanë pasaportën e vaksinimit si dëshmi e vaksinimit të të dyja dozave.

Deri tani stadiumet në Itali kanë lejuar një kapacitet deri në 75% të tifozërisë në ambientet sportive. Pritej të ishte 100%, por Qeveria Italiane nuk e ka miratuar, duke parë ecurinë e fundit të pandemisë.