MENU
klinika

Kategoria e Superiore, Java 9

Vllaznia rikthehet te fitorja, Kastrioti mbetet i fundit

20.11.2021 - 19:48

Pas dy humbjeve dhe një barazimi në kampionat, Vllaznia është rikthyer te fitorja, teksa mposhti 3-1 Kastriotin në Loro Borici. Shkodranët ngjiten në vendin e tretë, ndërsa krutanët mbeten të fundit.

Ndeshja për shkodranët është vendosur në pjesën e parë. Në 10’ shënoi Aralica, ndërsa më pas Ardi Hoxhaj dyfishoi shifrat në 18’. Kaq mjaftoi në pjesën e parë.

Në të dytën, kuqeblutë trefishojnë në mesin e pjesës së dytë. Është sërish Hoxhaj që realizon. Në 79’ vjen goli i nderit për Kastriotin, që ishte i pafuqishëm për të shkuar te barazimi.