MENU
klinika

Nuk i do askush…

20+ ide dhuratash që bëni mirë t’i shmangni

25.12.2021 - 07:13

Kjo është mbase periudha më e bukur e vitit, por duhet ta pranojmë edhe pak stresuese sa i përket dhuratave. “Ku ti blej? Si t’i gjej? S’kam asnjë ide”, me siguri këto fraza i themi të gjithë. Ka pafund ide të bukura, por ne do t’ju ndihmojmë me çfarë nuk duhet të dhuroni, që të mos i bëni të dashurit tuaj të ndihen keq, të nënvlerësuar ose të ofenduar.

1. Diçka e pamenduar mirë

Disa dhurata mund të vijnë edhe me një pusullë që thotë “Nuk u mendova shumë për këtë”. Kur është kështu, shpesh është një ide më e mirë që, të kaloni kohë me dikë dhe të tregoni vlerësimin tuaj për të, në vend që të humbni para për diçka që dërgon mesazhin e gabuar ose e bën të ndihet i pavlerësuar.

2. Qirinj aromatikë

Të gjithë e dimë se janë kudo me ulje dhe shumica as që kanë erë të mirë. Qirinjtë aromatikë janë aq subjektiv saqë njerëzit duhet t’i zgjedhin vetë të tyret.

3. Çorape

Kjo nuk është në të vërtetë një dhuratë. Çorapet e thurura me dorë mund të jenë cute, por çorapet e blera në dyqan nuk emocionojnë askënd.

4. Produkte kozmetike

Çdo gjë që ka të bëjë me kujdesin personal ose higjienën nuk është po ashtu dhuratë. Këto janë sende të dobishme, dhe dhurata nuk dërgon mesazhin e duhur.

5. Varëse çelësash

Askush nuk ka nevojë për më shumë varëse çelësash. Për më tepër e detyron ta mbajë gjatë gjithë kohës.

6. Korniza fotografish

Mund të jetë dhuratë nga një fëmijë i vogël, por kaq.

7. Bluza me motive festash

Nuk janë të dobishme gjatë gjithë vitit, dhe gjithashtu zakonisht janë të shëmtuara. Edhe pulovra e punuar me dorë nga gjyshja përfundon herët a vonë në sirtar.

8. Çdo gjë për një kafshë shtëpiake

Një dhuratë për një kafshë shtëpiake nuk është dhuratë për ta. Mund t’i bëni dhurata atyre, por pa lënë mënjanë “pronarët”.

9. Nje bluzë

Shumica e njerëzve kanë më shumë se mjaftueshëm bluza, dhe të shtosh rrëmujën e dikujt nuk është vërtet e menduar mirë. Dhuratë kaq e zakonshme!

10. Çdo gjë me “më i miri në botë”

Çdo gjë me këtë koncept është e lezetshme për momentin, por jo për shumë gjatë. Do të ishte më mirë ta shkruanit këtë në pusullë.

11. Kafshët shtëpiake

Kafshët shtëpiake janë shumë të mira, por jo si dhurata. T’i japësh dikujt çdo gjë për të cilën duhet kujdesur është më shumë një barrë sesa një dhuratë.

12. Pajisjet e ushtrimeve

Edhe nëse personi që do t’ia dhuroni është një adhurues i fitnesit, nuk është shumë e këndshme si dhuratë. Është e lehtë të keqinterpretosh dhuratën si një mesazh se nevojitet përmirësim. Gjithashtu, mos jini kaq paragjykues.

13. Kalendari

Kalendarët janë për në zyrë, aspak argëtuese. Ato mund të jenë gjithashtu shumë personale, duke përfshirë madhësinë, ngjyrat etj.

14. DVD ose CD

Kishte një kohë kur një DVD ose CD e mirë ishte një dhuratë e shkëlqyer, por teknologjia ecën shpejt dhe këto dhurata tani kanë mbetur në të kaluarën.

15. Para cash

Shumica e njerëzve do të donin para, por kjo është një dhuratë kaq jopersonale dhe shuma mund të dërgojë mesazhin e gabuar. Ndoshta nuk dini çfarë dhuratash të blini. Por në vend të parave, mendoni se si t’i shpenzoni ato para së bashku.

16. Çdo gjë që ka të bëjë me dietën

Disa libra gatimi, produkte ushqimore dhe suplemente – çdo gjë që ka të bëjë me dietën është një gabim i madh. Festat sjellin mjaft stres dhe askush nuk ka nevojë për gjykimin e dikujt tjetër.

17. Gjithçka që ka të bëjë me pastrimin

Pastrimi nuk është argëtues, dhe po ashtu as dhurata e lidhur me këtë. Mund të ishte pak ofenduese.

18. Karamele me shumicë

Më mirë një çokollatë! Shumë sheqer nuk është një gjë e mirë për askënd, sidomos në këtë periudhë.

19. Sapun

Nuk ka rëndësi se çfarë forme ka, era ose përbërësit. Sapuni është domosdoshmëri, jo luks. Askush nuk entuziazmohet për të.

20. Artikuj sezonalë

Çdo gjë që qëndron në kuti 10 muaj nuk është një alternativë e mirë. Përkundrazi, zgjidhni diçka që mund të shërbejë gjatë gjithë vitit.

21. Një kravatë ose shall

Nëse personi i vesh, i bie që ka shumë të tilla; nëse nuk i vesh nuk ka nevojë për to.

22. Një stilolaps

Një stilolaps përdoret për punë, pagimin e faturave dhe letra. A do të dëshironit vërtet t’ju kujtonin në të tilla momente?

23. Një filxhan

Shumica e njerëzve kanë mjaftueshëm. Nëse doni të dhuroni enë qelqi, mund të jetë diçka që shërben për pije, përveç kafesë.