MENU
klinika

Minus 15 pikë nga kreu

“Air Albania” bëhet makth, Partizani në “udhëkryq”

26.12.2021 - 22:12

Mbrëmjen e së enjtes, në stadiumin “Air Albania” u luajt derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Një derbi që dhuroi shumë emocione dhe që u vendos në minutën e 100-të teksa goli i Redon Xhixhës i mundësoi triumfin Tiranës me rezultatin 1-2.

Një derbi i vendosur në ekstrem ashtu si edhe derbi i parë historik i luajtur në stadiumin “Air Albania”, ai i datës 13 dhjetor, në sezonin 2019-20, ku goli i Cobbinah në minutën e 90-të i dhuroi bardhebluve po fitoren me rezultatin 1-2.

Në fakt, duket sikur stadiumi “Air Albania” i sjell shumë fat 25-herë kampionëve të Shqiprisë, pasi përveç se kanë fituar dy herë në limitet e kohës ndaj të kuqve, nuk kanë humbur asnjë nga pesë sfidat e luajtura aty.

Në këto pesë takime të zhvilluara në arenën kombëtare, Tirana ka marrë katër fitore dhe një barazim, teksa ia ka dalë të shënojë plot 11 herë në portën e Partizanit e të pësojë vetëm katër gola. Ndërkohë, sa i takon rezultatit më të thellë, bie në sy suksesi me shifrat 5-1 në sezonin 2019-20.

Sakaq, po në sezonin 2019-20, një ndeshje në “Air Albania” është mbyllur në barazim 1-1 dhe aty në ekstremet e minutave të ndeshjes, (njësoj si në rastin e Cobbinah dhe Xhixhës) ekzaktësisht në të 92-tën, Ernest Muçi barazoi rezultatin duke zhvlerësuar golin e Ëilliam Cordeiro teksa i dhuroi një pikë të çmuar ekipit të tij që më pas fitoi titullin.

Kujtojmë se edhe ndeshjen e parë derbi të këtij sezoni, Tirana e fitoi në “Air Albania” me rezultatin 1-0 falë golit të Limaj nga pika e bardhë e penalltisë.

Në këtë formë, duket se “Air Albania” është kthyer në një tabu për Partizanin kur vjen puna te derbi, pasi të kuqtë ende nuk e kanë shijuar fitoren e parë ndaj bardhebluve në impiantin më modern të Shqipërisë teksa në këtë sezon kanë edhe dy ndeshje të tjera për të ndryshuar historinë.

Për më tepër, Partizani ndodhet në një “udhëkryq” pas javës 15-të: Të luftojë për një vend në Evropë, apo mos të shpenzojë dhe thjesht të mbyllë sezonin. Diferencat janë të mëdha me vendet e para. Gjithsesi, në lojë mbeten edhe 21 ndeshje, gjithçka mund të ndodhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak