MENU
klinika

Champions League, ndeshja e fundit në grupe

Atalanta bie në shtëpi, kalon në Europa League

09.12.2021 - 22:00

Ndeshja e një dite më parë e shtyrë për shkak të reshjeve të dëborës në Bergamo, mes Atalantës dhe Villarrealit, përfundoi 2-3, me spanjollët që kalojnë si vend i dytë, ndërsa italianët shkojnë në Europa League.

Spanjollët kanë dominuar takimin deri në minutën e 71-të, falë golave të shënuar nga Danjuma (3′ e 51′) dhe Capoue (42′). Reagimi i vendasve ka ardhur, por ka qenë i vonuar.

Malinovsky (71′) dhe Zapata (80′) kanë ngushtuar diferencat, por zikaltrit nuk kanë arritur të shmangin humbjen dhe eliminimin. Gjimshiti nuk u preferua sonte nga trajneri Gasperini titullar, por e futi në fillimin e së dytës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN