MENU
klinika

Premier League, Java 19

Broja hyn si zëvendësues, Tottenham ndalet në Southampton

28.12.2021 - 19:00

Antonio Conte vijon të jetë i pathyeshëm me Tottenham në Premier League, por sot ka lënë dy pikë me vlerë në transfertë ndaj Southampton, duke pasur parasysh se vendasit mbetën me 10 lojtarë. Ndeshja përfundoi 1-1.

Me Brojën në stol, ka qenë Ward-Prowse që ka kaluar në avantazh Shenjtorët në minutën e 25-të me një goditje të bukur. Skuadra e Conte-s ka barazuar në minutën e 41-të me një penallti të Kane, të shkaktuar nga Salisu, që është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

Broja ka hyrë në fushë në minutën e 71-të, por me 10 vetë shokët e skuadrës thuajse nuk e kanë pasur të mundur të shërbejnë për të. Gjithsesi, sulmuesi shqiptar ka bërë presion dhe në fund skuadra mori një pikë me vlerë.

Në dy ndeshjet e tjera të orës 16:00, West Ham përmbysi në transfertë Watford, duke fituar 4-1, ndërsa Crystal Palace fitoi 3-0 ndaj Norwich, me këtë të fundit që mbyll renditjen e Premier League.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak