MENU
klinika

Mohues deri në vdekje i virusit

Covid-19 mposht kampionin e kickbox në moshën 41 vjeçare

26.12.2021 - 16:36

Mund të kesh fizik të fortë me një regjim sportisti, me muskuj dhe përgatitje të madhe, por Covid-19 nuk pyet. Kampioni i botës në kickbox, Frederic Fred Sinistra, i njohur si “The Undertaker”, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij për shkak të problemeve të rënda të frymëmarrjes të shkaktuara nga Covid-19.

Belgu ishte 41 vjeç dhe deri në fund ishte një mohues i koronavirusit. Ai ishte detyruar të shtrohej në spital në Liege nga trajneri i tij Osman Yigin në fund të nëntorit.

Por në javën e parë të dhjetorit, pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore, ai kishte firmosur daljen nga spitali për të shkuar në shtëpi. Gruaja e tij, në postimin e gjatë të lamtumirës, ​​vazhdon të pretendojë se i shoqi nuk ka vdekur nga Covid.

Vetë Sinistra në faqen e tij në Instagram, iu desh të postonte një foto nga spitali, teksa ishte i lidhur me një aparat respirator, duke njoftuar se i ishin dëmtuar mushkëritë, por duke premtuar se do të rikthehej në ring më i fortë se më parë, edhe pse i duhej të anulonte një ndeshje në Francë e planifikuar për 4 dhjetor.

Por dhjetë ditë pasi u tha mbështetësve të tij se ishte kthyer në shtëpi (“Tani po shërohem i qetë në shtëpi dhe do të jem edhe më i fortë se kurrë, sepse vetë vdekja nuk më donte dhe toka do të dridhet ende nën këmbët e mia”, shkruante, duke paralajmëruar ndeshjen e radhës më 28 janar në Turqi), i bindur se mund ta kapërcente këtë betejë të jetës së tij, Sinistra u nda nga jeta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


deri te dështimi i zemrës 4 javë më vonë

“Unë isha një 20-vjeçare që gati vdiq nga Covid-19 i lehtë”


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak