MENU
klinika

Nga vila, te makinat dhe pikturat

Dalin në ankand sendet personale të Maradonës

16.12.2021 - 17:19

Pas pak më shumë se një viti nga ndarja nga jeta e Diego Maradonës, kanë dalë në ankand një pjesë e mirë e pasurisë së tij. Maradona kishte në pronësi vila, piktura dhe makina me një vlerë goxha të lartë.

Këto të mira materiale kanë dalë në ankand dhe ata që duan t’i blejnë duhet t’i tundin mirë xhepat. Vila Devoto, e cila ka një pishinë, kushton 650 mijë paund.

Maradona kishte disa makina, vlera e të cilave në total shkojnë 315 milionë (marrin vlerë sepse ato kanë qenë të dedikuara vetëm për të). Jo vetëm kaq, por dhe shumë sende të tjera me vlerë do të mund të blihen. Avokati u dha të drejtën fëmijëve të tij që t’i shesin objektet.