MENU
klinika

I vitit 1992

Porsche e Diego Maradonës del në ankand

02.03.2021 - 19:36

Nuk ishte i fiksuar pas makinave, megjithatë Diego Armando Maradona zotëronte disa të tilla, thuajse të gjitha të dhuruara. Një e tillë iu dha legjendës argjentinase në vitin 1992, në kohën kur luante në Spanjë me Sevilla.

Bëhet fjalë për një Porsche. Makina e tij është vendosur në ankand dhe vlerësohet midis 180 mijë deri në 240 mijë dollarëve. Porsche 911 i argjendtë iu dorëzua Maradonës në nëntor 1992 ndërsa ai po luante për ekipin spanjoll Sevilla gjatë sezonit të tij të fundit në Evropë. Në ankand pritet të shkojë deri në 500 mijë dollarë.

Pas vdekjes së argjentinasit vitin e kaluar, automjeti i rrallë po ofrohet për shitje për herë të parë si pjesë e një ankandi Bonhams në Paris që zgjat nga 3-10 mars. Makina ka një shpejtësi maksimale prej gati 260 km/orë dhe është një nga vetëm 1,200 variante të prodhuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN