MENU
klinika

Katër raste të reja te Real Madrid

Dëmtime dhe infektime, Barçës i mungojnë 14 lojtarë

29.12.2021 - 17:24

Numri i personave të infektuar te Barcelona shkon në 7, pas konfirmimeve të mëhershme të Dembelé, Umtiti dhe Gavi. Së fundi është bërë i ditur edhe pozitiviteti i Lenglet, Dani Alves, Jordi Alba e Balde.

Të gjithë lojtarët janë mirë dhe tashmë ndodhen në karantinë. Klubi ka njoftuar autoritetet sipas protokollit. Kujtojmë se për shkak të pezullimit dhe lëndimeve do të mungojnë në ndeshjen e së dielës kundër Mallorca edhe Busquets, Braithwaite, Ansu, Pedri, Roberto, Dest dhe Memphis Depay.

Pra, thuajse krej skuadra e parë nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Xavi, i cili duhet të “rishpikë” një formacion. Edhe Real Madrid konfirmoi katër raste të reja: Courtois, Valverde, Camavigna dhe Vinicius. Situata në La Liga është përkeqësuar shumë.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak