MENU
klinika

Tenis

Djokovic ndërron kurs, konfirmohet në Australian Open

08.12.2021 - 13:25

Organizatorët e grand slam të Australian Open, turneu i parë i madh i vitit të ardhshëm, bënë publike listën e tenistëve pjesëmarrës në këtë event, që nis më 17 janar në Melbourne.

Numri 1 në botë për meshkuj, serbi Novak Djokovic, do të jetë i pranishëm. Emri i tij është mes listës së tenistëve pjesëmarrës. Prania e tij ishte në dilemë, pasi ai nuk e ka bërë ende publike nëse është vaksinuar apo jo.

Vaksinimi ka qenë kusht për të gjithë pjesëmarrësit dhe nisur nga kjo tenisti serb kishte vënë në dilemë pjesëmarrjen, duke bojkotuar eventin e parë të vitit. Ende nuk dihet arsyeja pse Djokovic ndërroi kurs.

Surprizë mungesa në Australian Open e tenistes amerikane Serena Ëilliams, fituese e 23 grand slam. Ajo nuk është në listën e tenisteve pjesëmarrëseve dhe ende nuk dihet arsyeja. Ajo duhej të luante në Melbourne, por duket se ka ndodhur diçka në momentin e fundit.