MENU
klinika

Pret "OK" e mjekëve

Eriksen në fushë pas 6 muajsh, stërvitet normalisht

02.12.2021 - 16:57

Gati gjashtë muaj, saktësisht 173 ditë, pas episodit në ndeshjen Danimarkë-Belgjikë në Euro 2020 që trembi gjithë botën, Christian Eriksen është rikthyer në fushë.

Mesfushori i Interit iu nënshtrua stërvitjes kardio-vaskulare të përfunduar me një ushtrim gjuajtjesh drejt portës: është hera e parë që nga infarkti në Euro 2020 dhe implantimi i pajisjes së defibrilimit. Eriksen u stërvit në Ådalen, ku qëndron me familjen që nga vera e kaluar, në qendrën sportive të OB.

“Ne jemi vërtet të lumtur që Christian është në formë në fushat tona. Ne kemi qenë në kontakt me të që kur ai u rrit këtu dhe kështu jemi të lumtur që ai na pyeti nëse mund të stërvitej për t’u rikthyer në formë” – pohoi drejtori i qendrës sportive.

Pasi fitoi betejën me jetën, 29-vjeçari tashmë konfirmon dëshirën e tij për t’u rikthyer, kuptohet, në kohën e duhur dhe të përcaktuar nga mjekët. Tek Inter (por me një sistem defibrilimi nuk do të kishte dritë jeshile nga FIGC) apo diku tjetër, në këtë moment ka pak rëndësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN