MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 11

Fitore me “5 yje” e Laçit, “leksion” Dinamos

03.12.2021 - 16:39

Laçi ka shkatërruar Dinamon në ndeshjen e parë të javës së 11-të, duke triumfuar në shtëpi 5-0, një rezultat që rrallë haset në kampionatin shqiptar. Kurbinasit rikthehen te suksesi, ndërsa blutë te humbja.

Një fitore më e lehtë nga sa ishte menduar. Guindo zhbllokoi sfidën për vendasit që në minutën e shtatë të takimit, duke u dhënë qetësi shokëve të ekipit. Kaq mjaftoi për pjesën e parë.

E dyta nis me një autogol të Demirit dhe më pas Laçi nuk ndalet së shënuari. Shehu shënon golin e tretë në minutën e 60-të dhe nis festa për kurbinasit. Guindo shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin e tij në minutën e 73-të.

Goleada e bardhezinjve do të mbyllej nga Lushkja në minutën e 76-të, duke shënuar golin e pestë. Ky sukses ngjit provizorisht Laçin në vendin e katërt, 6 pikë larg kreut, ndërsa Dinamo rrezikon të rrëshkasë në vendin e tetë.