MENU
klinika

Vlerësimi

Futbollisti shqiptar në 11-n e vitit në Hungari

24.12.2021 - 17:46

Do të mendoni padyshim që flitet për Myrto Uzunin apo Jasir Asanin, por asnjë prej tyre. Bëhet fjalë për Herdi Prenga është duke zhvilluar një nga sezonet më të mirë në karrierë, teksa është shndërruar në një garanci për prapavijën e hungarezëve të Kisvarda.

Deri më tani, 27-vjeçari ka zhvilluar 15 ndeshje ndërsa ka shënuar edhe një gol. Këto statistika e kanë ndihmuar Kisvardën të renditet në vendin e dytë të kampionatit, vetëm një pikë pas kryesuesve të Ferencvaros, ndërsa Prenga është bërë pjesë e formacionit më të mirë të fazës së parë në elitën hungareze.

Sakaq, mbrojtësi shqiptar rezulton edhe si më i miri kampionatit në rolin e tij, duke lënë pas krahëve të gjithë kolegët e tij mbrojtës. Për Prengën ky është sezoni i dytë në radhët e Kisvarda, teksa kujtojmë se pjesë e kësaj skuadre është edhe ish-lojtari i Partizanit në Superiore, Jasir Asani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN