MENU
klinika

Një legjendë e patëdytë!

Heroi i kohërave në portretizimin evropian

17.12.2021 - 11:22

        Me titull “Portrete të 100 kapedanëve të shquar dhe bëmat e tyre në luftë të përshkruara shkurtimisht dhe të gdhendura nga Aliprando Capriolo” përshkruhet mes heronjve edhe prijësi ynë legjendar, Gjergj Kastrioti./Konica.al

Si një ribotim italisht i vitit 1646, libri i përket arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Spanjës. Këtu, Skënderbeu shfaqet në gravurën me ngjyra.

Libri i Capriolos është botuar fillimisht në Romë, në vitin 1596 dhe nuk është i panjohur për studiuesit e Gjergj Kastriotit. Gravurat e librit origjinal janë bardhezi.

Por, 50 vjet pas botimit të parë, duket se dikush vendosi ta ribotojë vëllimin, duke i stilizuar portretet, duke u shtuar ngjyra sipas fantazisë së tij.

Skënderbeu me ngjyra, mban beretën “alla carmagnola” në ngjyrë të gjelbër, ndryshe nga e kuqja e ndezur në portretin bga Gentile Bellini ose në atë me autor Cristofano dell’Altissimo, që ruhet në Firence.

Në gravurën e Capriolos, Skënderbeu paraqitet si burrë shteti dinjitoz e fisnik, me pamje të urtë e të qetë, me tipare thjesht njerëzore dhe aspak të ekzagjeruara.

Ngjyra i shton një dimension të ri përfytyrimeve tona, prandaj ky stilizim i gravurës origjinale të Skënderbeut mund të na ndihmojë t’ia përafrojmë më shumë realitetit pamjen e tij, për të cilën ka një kërshëri të madhe.

Në të vërtetë, piktori ka punuar me mjaft durim, që nga detaji i pasur, dritëhijet e lëkurës, thellësia e figurës dhe kombinimi interesant i ngjyrave.

Nga koleksioni i Bibliotekës Kombëtare të Spanjës, fotografinë e stilizuar të heroit tonë të madh, në fakt, të të gjithë Evropës, e mundësoi Bejtullah Destani.

Në shënimin e Capriolos për Gjergj Kastriotin, thuhet: “Ky kapiten jashtëzakonisht trim ishte njeri trupmadh dhe me një forcë thuajse të pabesueshme; kishte fytyrë të ndezur ndërsa sytë, mjekrën dhe flokët i kishte ngjyrë gështenjë.” (Era questo valorosissimo Capitano di persona grande, & di forza quasi incredibile; la carnagion hauea rubiconda; occhi, barba, & capelli castagnicci.)

Në një pasazh tjetër të librit, Skënderbeu përshkruhet:”I sfiduar nga luftëtarë të famshëm të kampit armik, luftoi trup me trup dhe i shtriu të gjithë përtokë. Në një betejë, kur ishte duke vrarë kundërshtarin, u sulmua papritur nga një tjetër dhe ua mori jetën të dyve. Në beteja të ndryshme vrau me dorën e tij më shumë se dymijë armiq”,