MENU
klinika

E bleu në vitin 2017

Hoteli 30 mln euro i Messit do të prishet

02.12.2021 - 18:05

Hoteli luksoz i blerë nga Lionel Messi në jug të Barcelonës mund të duhet të prishet me urdhër të një vendimi gjykate. Në vitin 2017, sulmuesi argjentinas bleu hotelin “Mim Sitges”, jo shumë larg rezidencës së tij private në Barcelonë, për 30 milionë euro.

Gazeta “El Confidencial” shkruan se hoteli rrezikohet të prishet sepse ndërtesa shkel rregulloret e planifikimit urban. Për më tepër, pronari i mëparshëm ishte në dijeni të parregullsive dhe urdhrit të prishjes në momentin e blerjes nga Messi.

Media në fjalë raporton se sulmuesi i PSG-së nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje. Hoteli me katër yje, me SPA dhe 77 dhoma, menaxhohet nga grupi “Majestic Hotel” dhe ndodhet 50 metra larg plazhit në resortin turistik të Sitges.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN