MENU
klinika

Serie A, Java 19

Inter e mbyll vitin me 7 fitore radhazi, ndalet Roma

22.12.2021 - 21:30

Inter ka marrë fitoren e shtatë radhazi dhe nuk mposhtet në kampionat që nga 16 shtatori në sfidën ndaj Lazios. Zikaltrit fituan vetëm 1-0 sonte ndaj Torinos, por një sukses që mban kampionët në krye.

Inter e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë të ndeshjes. Zikaltrit kanë arritur ta zhbllokojnë ndeshjen në minutën e 30-të. Autori i golit ka qenë Dumfries, i cili ka finalizuar në mënyrën e duhur një kundërsulm vrasës.

Në fakt, ky do të ishte edhe goli vendimtar i sfidës, pasi nuk u shënua më gol, pavarësisht se vendasit patën raste për ta vrarë ndeshjen, ndërsa miqtë pak bënë për të merituar një barazim në “San Siro”.

Në dy ndeshjet e tjera të orës 18:00, Roma është ndalur në shtëpi 1-1 nga Sampdoria, ndërsa edhe Verona-Fiorentina e mbyllën po me këtë rezultat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN