MENU
klinika

Shkak moslejimi i boksierëve dardanë

IOC kërcënon Serbinë për sportistët kosovarë

29.12.2021 - 15:40

IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) u vendos ultimatum disa shteteve në lidhje me pranimin e sportistëve, teksa ka paralajmëruar edhe Serbinë që do ta përjashtojë nga organizimi i ngjarjeve të mëdha sportive nëse nuk e lejon pjesëmarrjen e garuesve nga Kosova.

Konkretisht, IOC kritikon ashpër sjelljen e Serbisë dhe Malajzisë, vende të cilat po refuzojnë t’i lejojnë sportistët nga vende të caktuara për të marrë pjesë në garat që i organizojnë ato.

IOC u ka dërguar letra të dyja Komiteteve Olimpike të këtyre vendeve duke ua bërë me dije paralajmërimin nëse vazhdojnë me politika të njëjta. Qeveria serbe ndaloi Kosovën të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, i cili u mbajt disa javë më parë.

Me këtë rast, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka kërkuar që të gjithë sportistët të konsiderohen të barabartë dhe të respektohen njëjtë. Në letër shkruhet gjithashtu se IOC do të jetë mjaft vigjilent para se t’ua japë organizimin e ngjarjeve sportive shteteve të caktuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak