MENU
klinika

Gjermani ende pa ekip

Joachim Low pranë rikthimit si trajner klubi

24.12.2021 - 17:56

Joachim Low mund të kthehet në drejtimin e një skuadre shumë shpejt. Tekniku gjerman kërkohet nga në Turqi nga skuadra e Fenerbahces. Nëse ky operacion do të kryhet me sukses atëherë do kemi të bëjmë me një rikthimi të 61 vjeçarit në Turqi.

Ai ka drejtuar Fenerbahcen në sezonin 1998-99, ku përfundoi në vendin e tretë në kampionat. Sipas mediave klubi turk po mundohet të bindë trajnerin të marrë drejtimin e ekipit.

Fenerbahce sheh te Low profilin e duhur, pasi drejtuesit duan një trajner të huaj. Gjermani për momentin është pa ekip pasi mbylli aventurën nën drejtimin e kombëtares gjermane, ku spikat fitorja e Botërorit në vitin 2014 në Brazil.