Mark Tuen shprehet, se qyteti indian i Varanasit ishte “më i vjetër se historia, më i vjetër se tradita, më i vjetër edhe se legjenda”. Natyrisht, gabohej. Pra, cili është saktësisht qyteti më i lashtë në botë vazhdimisht i populluar?/Konica.al
Dikur ishte një qytet i quajtur Krokodilopolis, ku adhurohej Sobeku, perëndia e krokodilit Sobek. Banorët e Krokodilopolisit i kushtonin lutje përfaqësuesit tokësor të Sobekut, një krokodil i gjallë i quajtur Petsuços, të cilin e mbulonin me ar dhe gurë të çuar dhe e ruanin në një tempull, edhe pse nuk dihet saktë se si ia dilnin mbanë pa vdekur ndonjë ose pa u gjymtuar. Kur ngordhte një Petsuços, e zëvendësuan me një tjetër, siç bëhet me peshkun e artë në panair. Krokodilopolisi ngrihej në Nil, në jugperëndim të Memfisit, rreth 4000 vjet para Krishtit. Egjiptianët e quajtën Shedet (emrin e lezetshëm ia dhanë grekët) dhe mbase ishte qyteti më i vjetër në Egjiptin e Lashtë. Tashmë është pjesë e qytetit modern të Faiyum, që sipas gjasës e bën Faiyumin ndoshta qytetin më të vjetër përherë të populluar në botë. Veçse, ndoshta. Përtej punës së lehtë të prezantimit të çdo qyteti në Amerikën e Veriut dhe Australazi, identifikimi i qytetit më të vjetër në botë të banuar vazhdimisht është një çështje e pasigurt, pasi kemi një mishmash pretendimesh dhe kundërpretendimesh, mitesh dhe legjendash, gërmime arkitekturore dhe prova kundërshtuese. Arsyeja e trajtimit të kësaj teme, ka të bëjë me çështjen se kur vendoset që vendbanimi të shndërrohet në qytet: disa argumentojnë, kur ai braktis pavarësinë e thjeshtë dhe përforcon tregtinë, të tjerë kur zhvillon sistemin hidraulik. Po ashtu, ekziston një debat i kahershëm në qarqet akademike, nëse qytetërimi mund t’i paraprijë bujqësisë. Mirëpo, edhe midis vendeve që janë pa diskutim qytete, pretenduesit shtrihen nga Varanasi, India, deri në Plovdiv, Bullgari. Varanasi (dikur i njohur si Benares) mund të përfshijë Mark Tuenin në qoshkun e tij: “Benares është më i vjetër se historia, më i vjetër se tradita, më i vjetër edhe se legjenda dhe duket dy herë më i vjetër se të gjithë së bashku”, – shprehet Tuen, mirëpo ky pohim duket se mbështetet në legjendën e krijuar nga Zoti Shiva në vitet 3000 p.e.s., ndërsa provat aktuale sugjerojnë se ajo u themelua në Ganges 2000 vjet më vonë.
Ndërkohë, Plovdivi ka një rrethanë edhe më të rëndësishme, me dëshmi të vendbanimeve të vazhdueshme që datojnë nga viti 6000 para Krishtit. Veç është Lindja e Mesme dhe Gjysmëhëna Pjellore rajoni më frytdhënës për qytetërimin antik. Kjo s’ka të bëjë me faktin thjesht për të vendosur një flamur në qytetin më të vjetër. Qytetet e këtij rajoni nuk ngritën zërin për pretendimet e tyre, nuk i hetuan, apo nuk u përpoqën të bënin pazar me dollarin turistik, me atë fuqi që vepruan kritikët e mëdhenj për reputacionin e qyteteve të lashta si Roma, Athina apo edhe Cirencester. Për shembull, Iraku ka Kirkukun, dikur kryeqyteti i lashtë asirian Arrapha, i themeluar rreth vitit 2200 para Krishtit dhe rrënojat e një kështjelle 5000-vjeçare për të dëshmuar bona fides-in e tij. Veç kësaj është Erbili, kryeqyteti i rajonit të Kurdistanit të Irakut, i cili pretendon vendbanime që datojnë në vitin 6000 para Krishtit. Ndërkohë Irani ka Susan, tashmë me emrin e bukur Shush, qendër administrative e Rajonit Shush, i cili ka një akropol – dëshmi e sigurt e statusit të qytetit të lashtë, që daton rreth vitit 4200 para Krishtit dhe evidencë e popullit që daton edhe 800 vjet më parë. Gjithsesi, pretendimet e Suzës janë disi të dhëmbëzuara, nisur nga fakti se u degradua në “koloni të vogël” midis shekujve 15 dhe 20-të. Jerusalemi dhe Bejruti mund të pretendojnë qytetërimin të paktën 3000 vjet para Krishtit, siç mund të jetë Jeriko në Bregun Perëndimor.
Në të vërtetë, arkeologët kanë gjetur prova të 20 vendbanimeve të njëpasnjëshme në Jeriko, që datojnë deri në vitet 9000 para Krishtit. Dhe të gjitha të ndërtuara me mure rreth qytet-shtetit: mure të trasha 12 metra të lartë, 6 metra të gjerë, një arritje e jashtëzakonshme dhe e pashembullt e arkitekturës mbrojtëse. Jeriko, siç dikton Bibla, bëri goxha punë për muret. Më vonë, qyteti u bë pronë private e Aleksandrit të Madh dhe Herodit, Herodi e mori me qira nga Kleopatra, të cilës ia kishte dhuruar Mark Antoni.
Çfarë mund t’i jepej tjetër gruas që ka gjithçka?/Konica.al
Megjithatë, Jeriko ka një autoritet të parëndësishëm në etiketimin “vazhdimisht e banuar”, pasi për shumë shekuj ka pas qenë i braktisur. Biblosi, vendbanimi i çmuar mesdhetar në Liban, ndoshta është qyteti i parë fenikas, i themeluar në vitet 7000 para Krishtit, ndoshta jo aq i vjetër sa Jeriko, por të paktën mund të pretendojë popullim të vazhdueshëm që në vitet 5000 para Krishtit. Damasku dikur ishte një vend (shumë) i padiskutueshëm për qytetin më të vjetër. Mirëpo, u vërtetua në Gjenezë dhe ka dëshmi të vendbanimit që daton në vitet 9000 para Krishtit. Fatkeqësisht, nuk ka asnjë provë të qartë të aktivitetit kuptimplotë në atë që tani është Damasku i duhur deri në mijëvjeçarin e 2-të para Krishtit, pak a shumë si Uest Bromuiç, që njihej shtatë shekuj para Birmingamit (Damasku mund t’i jetë dhuruar Herodit. Ai po bënte gjënë e duhur).
Për ironi, nuk është Damasku, por Alepo, i varfër, Alepo i terrtë, qyteti më i madh i Sirisë dhe dikur një rival i fuqishëm i Kajros dhe Kostandinopojës, që ka një rasë shumë më të madhe për të qenë qyteti më i vjetër në botë. Dëshmitë e vendbanimeve na çojnë në vitin 6000 para Krishti, por gërmimet në veri të qytetit sugjerojnë se nomadët kanë ngritur kampe këtu e 5000 vjet më parë. Të dhënat e dokumentuara vërtetojnë se Alepo ishte një qytet i rëndësishëm shumë kohë para Damaskut. Vetëm pas hapjes së kanalit të Suezit, Alepo pësoi dobësim si qytet tregtar. Deri në luftën e fundit civile, ka pasur orvatje të rëndësishme për të ruajtur fortesën, e cila daton në shekullin e parë para Krishtit, sikurse xhamitë, hamamet dhe pazaret mesjetare të Alepos.
Gjithçka tani është bërë tym, kurse qyteti i lashtë i Alepos është shndërruar në rrënoja dhe gërmadha.
Mund të jetë e pamundur të thuhet me siguri, se cili është qyteti më i vjetër në botë – për një argumentim shumë të vjetër, ai është jashtëzakonisht fluid, gjithnjë me zbulime të reja, por tani për tani duket e drejtë t’i jepet Alepos, qyteti më i vjetër aktualisht po luftohet dhe plaçkitet, siç është bërë me të gjitha këto qytete prej fillimit./Konica.al