MENU
klinika

Hidhet sot shorti

Liga e Kombeve, rivalët e mundshëm të Shqipërisë

16.12.2021 - 13:13

Sot, në orën 18:00, do të hidhet shorti i Nations League (Liga e Kombeve) dhe Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarët që do të ketë në grup.

Kuqezinjtë do të nisin rrugëtimin drejt Gjermanisë, vendi organizator i Europianit 2024 dhe për herë të parë Shqipëria ndodhet në Ligën B, teksa nuk do të mungojnë kundërshtarët “big”.

Shqipëria pozicionohet në vazon e 4-t të grupit B së bashku me Slloveninë, Malin e Zi dhe Armeninë. Në vazon e parë renditet, Ukraina, Suedia, Bosnja dhe Islanda, në vazon e dytë, ndodhen Izraeli, Rumania, Serbia dhe Irlanda, kurse në vazon e 3-të, renditen Finalda, Norvegjia, Rusia dhe Skocia.

3 ekipe nga këta kundërshtarë do jenë në një grup me Kombëtaren shqiptare, ndërsa të gjithë shpresojnë që goglat të evitojnë Kombëtaret e forta, si Suedia, Serbia, Rusia apo edhe e Norvegjia.

Për momentin nuk është përcaktuar ende mënyra sesi ekipet fituese do të shkojnë në Europian, por ky kompeticion është një mundësi e artë për kuqezinjtë nëse nuk arrijnë kualifikimin përmes eleminatoreve. Këto ndeshje do të nisin prej 1 dhe 2 qershorit dhe do të mbarojnë më 28 shtator të 2022.