MENU
klinika

Ronaldinho: Mbappe nuk ikën

“Messi mik dhe baba i mirë, një djalë i artë”

28.12.2021 - 18:15

Ronaldinho mbetet një person shumë i dashur, si për tifozët, ashtu edhe për futbollistët. Problemet në jetën private nuk kanë ndikuar aspak për adhurimin ndaj tij. Së fundmi ai ka ka komentuar kalimin e Leo Messi-t te PSG.

“Të them të drejtën, nuk e prisja se çfarë mund të ndodhte. Mendoja se do ta mbyllte karrierën në Barcelona. Megjithatë, duhet të them se jam shumë i lumtur që e shikoj te PSG, një klub që ka një vend shumë të rëndësishëm në zemrën time.

Ka qenë një surprizë për mua, e përsëris, por e mirë. Është një person shumë i bukur. Është pak si unë: është i turpshëm kur ka kamera, por është një djalosh i mirë, një mik i madh, një baba i mirë, një djalë i artë. Nuk është i aftë vetëm në fushë, është një njeri i jashtëzakonshëm” – u shpreh Ronaldinho.

Legjenda braziliane mendon gjithashtu se Kylian Mbappe do të vazhdojë të luajë gjatë në Paris Saint-Germain dhe nuk mendon se lojtari do të përfundojë në Real Madrid

“Kylian Mbappe është duke luajtur në klubin më të mirë në botë dhe unë nuk besoj se ai do të largohet nga PSG” – theksoi braziliani. Kohëve të fundit po spekulohet se Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit në fund të këtij sezoni.

23 vjeçarit i kanë mbetur vetëm edhe gjashtë muaj kontratë me klubin nga “Parku i Princave”. Parisienët janë të gatshëm t’ia ofrojnë atij një kontratë të re me një rrogë marramendëse. Por, duket se dëshirë e ish-futbollistit të Monacos është që ta vazhdojë karrierën në “Santiago Bernabeu”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak