MENU
klinika

Rrëfimi i Luis Suarez

“Messi vuan kur është ftohtë në Paris, duhet të mësohet”

06.12.2021 - 20:06

Aventura e Lionel Messit te Paris Saint-Germain deri tani duket totalisht larg pritshmërive dhe sidomos duke ditur kualitetin e argjentinasit, fitues i shtatë herë Topit të Artë. Arsyeja mund të jetë…moti i ftohtë.

Kështu ka thënë miku i tij i madh Luis Suarez, dikur bashkë te Barcelona dhe tani te Atletico Madrid, gjatë një interviste për TNT Sports. “El Pistolero” tha se ai komunikon pothuajse çdo ditë me “La Pulce” dhe se disa nga vështirësitë e numrit 30 parizien janë të lidhura me ndryshimin e madh të klimës në krahasim me të kaluarën te Barcelona ku dielli është faktor edhe në dimër.

“Flas çdo ditë me Messin, sepse e kam si vëlla. Gjithmonë përpiqemi të shmangim pritshmëritë, sepse jemi lojtarë dhe e dimë se si duhet të sillemi në ato momente, flasim për ndeshjet, për familjen”, ka shpjeguar Suarez.

“Më tha se kur luan në të ftohtë, vuan shumë. Dhe padyshim edhe në dëborë. Duhet të mësohet me të ftohtin në Francë dhe ia kam thënë”. Në fakt, Messi ka luajtur gjithmonë në vende të ngrohta në karrierën e tij mes Argjentinës dhe Spanjës dhe rrallëherë është përballur me mot të ftohtë jashtë ndeshjeve të UEFA Champions League…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN