MENU
klinika

Serie A, Java 16

Milan bën detyrën në shtëpi, merr kreun

04.12.2021 - 17:58

Milan merr fitoren e dytë radhazi dhe njëkohësisht edhe kreun e renditjes në Serie A. Kuqezinjtë fituan 2-0 në “San Siro” ndaj Salernitanës. Dy fitore të pastra të Milanit, pa pësuar gol.

Milan hipotekoi tri pikët në 45 minutata e para. Kessie ka zhbllokuar ndeshjen pas 5 minutash dhe Saelemaekers ka dyfishuar në të 18-ën. Rezultati mund të kishte qenë më i thellë për Djallin po të mos kishte qenë për super pritjen e bërë nga Belec ndaj Krunic në minutën e 42-të.

Lajmi keq për kuqezinjtë ka qenë dëmtimi i radhës i pësuar nga Pellegri në minutën e 15-të. Sulmuesi 20-vjeçar u kthye të luante titullar në një ndeshje të Serisë A për herën e parë nga shtatori i 2017-ës, kur ishte te Genoa dhe ka luajtur titullar kundër Bologna-s.

Në pjesën e dytë Milan thjesht adriministroi avantazhin e dy golave, duke mos rrezikuar shumë. Ndoshta kjo edhe për harxhuar shumë energji, në kuadër të ndeshjes në Champions League kundër Liverpool, ku këkohet vetëm fitorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN