MENU
klinika

Pas dëmtimit në Genova

Milan merr lajmin e keq, ylli i ekipit humb sezonin

03.12.2021 - 20:48

Frika kthehet në realitet! Simon Kajer ka mbyllur sezonin. Një goditje e rëndë për Milanin dhe tifozët kuqezi, duke qenë se mbrojtësi danez ishte një ndër pikat kyçe të rilindjes së ekipit, bashkë me Zlatan Ibrahimovic dhe Stefano Piolin.

Por, ajo përdredhje e gjurit ka qenë fatale në Genova, pas vetëm 40 sekondash lojë në fushë. Ai u shoqërua me barrelë jashtë.

Komunikata – “AC Milan njofton se sot, Simon Kjaer iu nënshtrua artroskopisë së gjurit të majtë për rikonstruksionin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe rifutje të ligamentit kolateral medial.

Operacioni i kryer në klinikën La Madonnina rezultoi shumë i suksesshëm dhe u krye nga Dr. Roberto Pozzoni me kontributin e ekipit Galeazzi CTS (Qendra e Traumatologjisë Sportive) në prani të menaxherit shëndetësor të klubit, Stefano Mazzoni. Kjaer është mirë dhe është i motivuar për të nisur menjëherë procesin e rehabilitimit. Koha e rikuperimit mund të vlerësohet në 6 muaj.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN