MENU
klinika

Ja ku dëshiron të shkojë polaku

Nuk mori “Topin e Artë”, Lewa do të ikë nga Bayern

02.12.2021 - 17:46

Nuk mori “Topin e Artë” dhe natyrshëm që është zhgënjyer. Megjithatë,  Robert Lewandowski duket se ka marrë vendimin për t’u larguar nga Bayern Munich në fundin e këtij sezoni.

Sipas prestigjiozes së spanjolles AS, sulmuesi polak ka njoftuar agjentin e tij Pini Zahavi për të nisur bisedimet me Real Madrid. Los Blancos kanë qenë gjithnjë një klub i cili është interesuar për shërbimet e bomberit të Bayern, megjithatë në këtë moment madrilenët janë të përqëndruar tek Erling Haaland dhe e shohin njorvegjezin si prioritet.

Gjithsesi, gara për talentin e Borussia Dortmund është e fortë dhe duke parë dëshirën e madhe të Lewandowskit për të luajtur në Madrid, atëherë te Real pritet ta marrin në konsideratë edhe nënshkrimin me një nga “profesorërt e zanatit” të ofensivës.

Ndërsa, një plus në këtë tratativë është edhe agjenti Pini Zahavi, i cili së fundmi bashkëpunoi me Real Madrid për të transferuar David Alabën në Madrid. Tani pritet se çfarë do të ndodhë në verë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ceremonia e “Topit të Artë”

Lewandowski merr çmimin e sulmuesit më të mirë