MENU
klinika

Largimi me marrëveshje

Pogba largohet nga United që në janar

20.12.2021 - 23:11

Paul Pogba do të largohet nga Manchester United që në janar. Kontrata me Djajtë e Kuq që skadon më 30 qershor 2022 nuk do të rinovohet nga “Oktapodi Paul”, i cili në mendjen e tij e ka fiksuar që është momenti të provojë një aventurë të re.

Për Football Insider nuk ka dyshime, ai do të vijojë një karrierë që në fillim të vitit 2022, për të sjellë diçka edhe në arkat e klubit. Për të ka kohë që është Juventus, Paris Saint-Germain dhe mbi të gjitha Real Madrid. Le të fillojë sfida…!!!

Megjithatë, nuk duhet nënvlerësuar fakti se De Ligt, i cili gjithashtu do të largohet nga Juventusi në verë, të jetë i përfshirë në këtë marrëveshje, duke shkuar te Manchester United. Pas tyre si gjithnjë menaxheri Raiola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN