”Kohërat moderne” (Modern Times) është një nga filmat më popullorë, të Çaplinit të madh!
Filmi u realizua në vitin 1936 dhe personazhi kryesor është një punëtor fabrike, i cili, përballet me problematika të shumta, mes tyre edhe me arrestimin si pjesëmarrës në një protestë komuniste.
Në Tiranë, ky film do të shfaqej për publikun e gjerë, në kinemanë “Rozafat” më 1937!
Historiografia komuniste ka publikuar një dokument të datës 1 qershor 1937, ku Komisioni i Kontrollit të Filmave Kinematografikë në Tiranë i kërkon prefekturës së Tiranës, ndalimin e transmetimit të filmit më protagonist “Sharl Shaplin”!
”Zoti Prefekt,
Dje, në orën 17:30, shkuam në kinemanë ”Rozafat” për të kontrolluar filmin anglisht ”Kohrat moderne” dhe konstatuam se vepra, në të cilën luan rolin si protagonist kryesor aktori Sharl Shaplin, ndonëse një vepër komike, por ka gjithë ato tendenca bolshevike që kanë veprat e shkrimtarit rus Maksim Gorki.
Në këtë vepër tregohen në mënyrë të imtë mundimet që vuajnë punëtorët e fabrikave, mizoritë e të vobegtëve, begatitë e klasave pasanike, dashuria e sinqertë pë ekziston midis vagabondëve.
Tregohen veçanërisht në mënyrë tragjiko-komike grevat* e kryengritjet e punëtorëve dhe të klasës së vobegtë të popullit, që vinë për konseguencë si reaksion i presionit të qeverisë dhe të klasave të larta të shoqërisë.**
Prandaj, për arësyet që sipërtregojmë, jemi të mendimit që ky film të mos lejohet të luhet në vendin tonë.
Me nderime:
Për kryetarin
Arkivi Qendror Historik i R.P.SH., F.1, D. 1, Dok. Nr. 166, origjinal.”