MENU
klinika

Premier League, Java 20

Ronaldo kthehet me gol, bind Manchester United

31.12.2021 - 00:04

Manchester United është kthyer te fitorja në Premier League, duke fituar 3-1 në shtëpi 3-1 me Burnley. Një sukses me vlera në fundin e këtij viti, që ngjall shpresat për një vend në Champions League.

United është ngjitur në vendin e gjashtë të renditjes, duke shkuar vetëm katër pikë larg zonës Champions me një ndeshje më pak. Protagonisti i ndeshjes së luajtur mbrëmjen e sotme në Old Trafford ishte Cristiano Ronaldo, autor i një asisti dhe një goli.

Portugezi ka shënuar kundër 121 skuadrave të ndryshme në nivel klubesh. Dy golat e tjerë të United kanë ardhur nga McTominay (8′) dhe nga një autogol i Lennon (38′).