MENU
klinika

Renditja

Salah, më vendimtari në Evropë për skuadrën

26.12.2021 - 21:08

Mohamed Salah është lojtari më vendimtar sa u përket golave në këtë sezon në 5 kampionatet e mëdha. Ylli egjiptian i Liverpulit është futbollisti i cili ka marrë pjesë direkt në më shumë aksione goli në këtë edicion, duke shënuar vetë, apo duke dhënë asiste për shokët e skuadrës.

Rezulton se Salah ka shënuar 15 gola e dhënë 9 asiste, duke marrë vendin e parë në këtë renditje e lënë pas një tjetër emër shumë të njohur si Karim Benzema, kontributi i të cilit mes golave dhe asisteve çon në shifrën 22. Ndërsa podiumin e plotëson Lewandowski me 20 gola.

Më pas vijnë Thomas Muller e Dusan Vlahovic, të cilët janë të ndalur në kuotën 18, të ndjekur nga Haaland, Schick e Mbappe që janë në shifrën 17 mes golave dhe asisteve.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak