MENU
klinika

Premier League, Java 16

Sërish Ronaldo, United merr fitoren e tretë radhazi

11.12.2021 - 21:27

Manchester United ringjitet, ndoshta titulli shihet pak larg, por zona Champions është më afër, të paktën vendin e katërt e arriti me pikë të barabarta, edhe pse West Ham ka një ndeshje më pak. Djajtë e Kuq fituan 0-1 në transfertë sonte ndaj Norwich.

Sfida e luajtur në Carroë Road ka qenë e luftuar dhe është vendosur 15 minuta para fundit nga një penallti perfekte e CR7. Portugezi ka mposhtur portierin Krul me një goditje të fortë dhe numri një i Norwich ka kërkuar të hakmerret, duke e goditur me top Ronaldo-n, por shenja e tij nuk ka qenë e mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN