MENU
klinika

La Liga

Sevilla dhe Barcelona ndalin njëra-tjetrën

22.12.2021 - 00:31

Kryendeshja e La liga-s mes Sevillas dhe Barcelonës ka përfunduar në barazim 1-1. Të dyja skuadrat ndalën njëra-tjetrën, vendasit për t’iu afruar kreut, ndërsa miqtë për t’u afruar me zonën Champions.

Sevilla zhbllokoi në 32’. Pasi arbitri i anuloi një gol, këtë herë skema perfekte në goditje këndi ka liruar Papu Gomez, më i shkurtri, që nuk ishte markuar nga askush. Ai kthehet shpejt dhe godet topin duke shënuar një gol të bukur.

Barcelona e ka mbyllur në barazim pjesën e parë. Katalanasit arritën të shënojnë në goditje nga këndi në 45’. Aty ku Araujo bëri një kërcim vërtet me katapultë që jemi mësuar të shohim Cristiano Ronaldo-n.

Pjesa e dytë ishte e hapur totalisht për të dyja skuadrat. Vendasit mesin me 10 lojtarë në minutën e 64-t, kur Kounde merr karton të kuq. Megjithatë, kjo nuk shfrytëzohet nga miqtë. Barcelona humb akoma më shumë terren me zonën Champions.