MENU
klinika

NBA

Suns marrin kreun në Perëndim, Bulls të dytët në Lindje

20.12.2021 - 12:48

Rikthehet problematika e pandemisë në NBA. Tri ndeshje janë shtyrë, duke e çuar në 5 numrin e sfidave të anuluara për shkak të infektimit të lojtarëve me koronavirus.

Pas dy ndeshjeve të shtyra, është rikthyer në fushë ekipi i Chicago Bulls, që mundi 115-110 Los Angeles Lakers, një ndeshje me rivalitet dhe emocione. DeRozan ishte lider në fushë për Bulls, autor i 38 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e 14 rebound të LeBron James.

Falë kësaj fitoreje, Chicago ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit pas Brooklyn Nets. Ndërsa Lakers zbret në vendin e shtatë në Konferencën e Perëndimit.

Po në këtë konferencë fiton edhe skuadra e Phoenix Suns, që mundi thellë 136-106 Charlotte Hornets, duke marrë kreun e renditjes dhe lënë pas Golden State. Një fitore grupi, pasi plot 9 lojtarë të Suns realizuan mbi 10 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN