MENU
klinika

Presidenti i KONI-it mban premtimin

Tërhiqet zyrtarisht ikona e notit, Malago zhytet në ujë

01.12.2021 - 18:14

Notarja italiane Federica Pellegrini, 33 vjeçe, vendosi të tërhiqet nga sporti pas Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” që u zhvilluan këtë verë. Ajo është një ikonë e këtij sporti, fituese e dy medaljeve olimpike (1 ari, 1 argjendi), 19 medaljeve botërore (7 të arta) dhe 37 medaljeve europiane (14 të arta).

Ditën e diel, ajo ka zhvilluar ditën e diel garën e saj të fundit, në disiplinën e saj të preferuar, 200 metra stil i lirë, ku natyrisht fitoi. Për ta përshëndetur në këtë garë kanë qenë mjaft miq e familjarë, por edhe personazhë të njohur të sportit, që e kanë duartrokitur.

I pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Giovanni Malago, i cili, në fund të ceremonisë, ishte protagonist. Ai vendosi të hidhej në pishinë me rroba bashkë me notaren, zhytja e fundit e Pellegrini në ujë në karrierën e saj. “Ma kishte premtuar këtë zhytje”, tha Pellegrini.