MENU
klinika

NBA

Tetë fitore radhazi për Bucks, zhgënjejnë Heat e Clippers

02.12.2021 - 12:32

Spektakli në NBA vijon nga Perëndimi në Lindje, me sfida me shumë emocione, që vendosen në sekondat e fundit. E tillë ishte ndeshja mes Milwaukee Bucks dhe Charlotte Hornets, fituar nga kampionët në fuqi 127-125, sfidë me rivalitet ku vetëm një gabim i miqve në fund solli fitoren e Bucks.

Mbrëmje magjike për yllin e NBA, Antetokounmpo, që realizoi 40 pikë e 12 rebound, lider në fushë për ekipin e tij. Kjo ishte fitorja e tetë radhazi për kampionët, që falë këtij suksesi, marrin vendin e tretë në renditje në Lindje.

Zhgënjen sërish skuadra e Miami Heat, që u mund 111-85 në fushën e vet nga Cleveland. Ndeshje e dobët për vendasit, ndërsa për Cavaliers u dallua Love me 22 pikë.

Në Perëndim, e njëjta situatë edhe për Los Angeles Clippers, që u mund 124-115 në fushën e tij nga Sacramento Kings. Kjo humbje zbret skuadrën kaliforniane në vendin e shtatë në këtë konferencë, larg pritshmërive, teksa në fillim të sezonit shihej si një nga ekipet kryesore pretendente.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN