MENU
klinika

NBA

Suns thyejnë Warriors dhe marrin kreun, James del pozitiv

01.12.2021 - 12:21

NBA ka kulmuar me supersfidën Phoenix Suns-Golden State, e thënë ndryshe, vendin i dytë sfidoi të parin në Konferencën e Perëndimit, dy nga skuadrat më të mira aktuale të kampionatit të basketbollit amerikan.

Në fund triumfoi Phoenix, që 104-96, që regjistroi fitoren e 17-të radhazi në NBA. Sukses i merituar i Suns, që marrin edhe kreun e renditjes pikërisht në dëm të Warriors. Curry realizoi vetëm 12 pikë, i markuar mirë nga lojtarët e Phoenix, ku u dallua Ayton me 24 pikë.

Po në Perëndim, fiton edhe Los Angleles Lakers, suksesi i dytë radhazi për ekipin kalifornian, që mundën 117-92 Sacramento Kings jashtë fushe.

Davis realizoi 25 pikë, mbështetur nga Westbrook me 23 dhe Monk me 22 pikë. Lajmi i keq për Lakers është se LeBron James ka rezultuar pozitiv dhe është futur në karantinë, teksa do të mungojë 2 javë.

Në Lindje, kryesuesi Brooklyn Nets mori një fitore të vështirë, që mundi 112-110 Neë York Knicks në derbi. Në këtë sfidë shkëlqeu James Harden me 34 pikë e 10 rebound. Nets përforcojnë pozitat në krye.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN