MENU
klinika

Derbi kyeqytetas

Tirana në avantazh, tifozët bardheblu tallen me Partizanin

23.12.2021 - 21:34

Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës nisi me tensione. Sfida është ndërprerë që në minutat e para, sepse tifozët kanë hedhur flakadanë në fushë. Kapiteni i Tiranës, Erjon Hoxhallari, shkoi të fliste me tifozët.

Në minutën e tetë Xhixha tund rrjetën e Partizanit dhe feston, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të Ngoo, i cili pak çaste më parë kishte vënë në prove reflekset e Teqjes.

Megjithatë, shënoi sërish në minutën e 27-të. Pas një goditje nga këndi, Ngo gjuan dhe topi përplaset te Përgjoni e shkon në rrjetë. 0-1 për Tiranën, që po treghet më pragmatiste.

Para ndeshjes së sotme ka rënë në sy koreografia e tifozëve bardheblu. Me një koreografi gjigante, duket fotoja e personazhit Grinç me mbishkrimin “Makthi përpara Krishtlindjeve”. E gjetur si ide duke pasur parasysh që jemi në prag festash.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN