MENU
klinika

Humb ndeshjen në tavolinë

Vendos UEFA: Tottenham jashtë Conference League

20.12.2021 - 13:32

UEFA nuk ka falur dhe ka bërë zyrtare eliminimin e Tottenham, që tashmë është jashtë Conference League. UEFA ka bërë publike humbjen në tavolinë të skuadrës londineze me rezultatin 3-0 ndaj Rennes, duke humbur shansin kështu për t’u kualifikuar për në fazën me eliminim direkt.

Ndeshja ndaj Rennes, e cila ishte programuar për t’u zhvilluar më datën 9 dhjetor, e vlefshme për Grupin G të Conference League, u shty për arsye të rasteve të shumta të infektimeve në radhët e Spurs.

Vendin e dytë të grupit e zë ekipi holandez i Vitesses, që tani në fazën tjetër do të përballet ndaj Rapid Viena. UEFA i bën “gjëmën” Antonio Contes, teksa skuadra e Tottenham ishte favoritja për të luajtur finalen në Tiranë.