MENU
klinika

Ish-sulmuesi i Kombëtares

Vjen goli i parë i Sadikut me Las Palmas

02.12.2021 - 19:10

Pas 11 ndeshjesh me skuadrën e re, Armando Sadiku shënuar golin e parë me Las Palmas. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare i dha fund thatësirës para portës kundërshtare për skuadrën e cila militon në La Liga 2.

Goli i parë erdhi në Kupën e Mbretit në Spanjë, ku Las Palamas fitoi 2-3 në fushën e Velez. Sadiku ishte titullar në këtë sfidë dhe la shenjën e tij në këtë takim me një gol në minutën e 44-t të sfidës.

Sulmuesi shfrytëzoi një pasim nga e djathta për të çuar topin në rrjetë për barazimin e përkohshëm 2-2 të skuadrës së tij në këtë ndeshje. Deri tani, Sadiku kishte luajtur 10 ndeshje në La Liga 2 me Las Palmas por nuk ia kishte dalë të shënonte, kjo edhe për faktin se në pjesën më të madhe ka qenë zëvendësues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN