MENU
klinika

NBA

Warriors e Suns duel në distancë, Lakers 4 humbje radhazi

24.12.2021 - 12:56

Vijon dueli në distancë mes Golden State dhe Phoenix Suns, që ndajnë kreun në Konferecën e Perëndimit të NBA. Warriors mposhtën 113-104 Memphis Grizlies, sfidë ku shkëlqeu i zakonshmi Stephen Curry, autor i 46 pikëve, duke thelluar edhe rekordin e trepikëshave.

Kundërpërgjigjet Phoenix Suns, që mposhti 113-101 Oklahoma City Thunder, ndeshje ku u dallua Booker me 30 pikë. Suns dhe Warriors kanë siguruar nga 26 fitore deri më tani, duke lënë pas Utah Jazz me 22.

Po në Perëndim, zhgënjen sërish skuadra e Los Angeles Lakers, që u mund thellë në shtëpi 138-110 nga San Antonio Spurs. Kjo ishte humbja e katërt radhazi për ekipin kalifornian, që gjithsesi mbetet në vendin e gjashtë në zonën play-off.

Diop me 30 pikë bëri diferencën në parket për Spurs, ndërkohë që 69 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. LeBron James realizoi 36 pikë për Lakers dhe Westbrook 30, por të vetëm nuk mundën të fitojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN