MENU
klinika

NBA

Warriors nuk përfitojnë, LeBron James spektakolar për Lakers

29.12.2021 - 12:56

Viti në NBA po mbyllet me surpriza dhe ndeshje spektakolare. Në Konferencën e Perëndimit, pas humbjes së skuadrës kryesuese Phoenix Suns, zhgënjen edhe Golden State, që u mund 89-86 në fushën e saj nga Denver Nuggets.

Curry realizoi 23 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar, ndërsa për Denver u dalluan Jokic me 22 pikë e 18 rebound, si dhe Barton me 21 pikë. Warriors nuk përfituan të qëndrojnë të vetëm në krye

Po në këtë konferencë ra në sy fitorja e Los Angeles Lakers, që mundi 132-123 Houston Rockets, në një ndeshje spektakolare prej të dy ekipeve. LeBron James realizoi një “triple double”, autor i 32 pikëve, 11 rebound e 11 asist. Ai u mbështet edhe nga Monk me 25 pikë, Westbrook e Anthony me nga 24 pikë secili.

Në Lindje, Ekipi kampion i Milëaukee Bucks fitoi 127-110 në fushën e Orlando Magic, duke synuar kreun e renditjes. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku u dallua Giannis Antetokounmpo, autor i 28 pikëve. Një rikthim i suksesshëm për më të mirin e NBA në sezonin e kaluar. Ai qëndroi dy javë në karantinë prej infektimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak