MENU
klinika

Supersfida e Champions

Zyrtare, Bayern Munchen-Barcelona pa tifozë

03.12.2021 - 17:42

Një nga supersfidat e grupeve, ajo mes Bayern Munchen dhe Barcelonës, do të luhet pa praninë e tifozëve. Për fat të keq, tifozët nuk do të lejohen të martën e ardhshme në “Allianz Arena” për shkak të rritjes serioze të rasteve me koronavirus.

Pandemia vazhdon të jetë prezente dhe të shkaktojë telashe në shtete të ndryshme dhe në Gjermani janë mbyllur shumë gjëra andaj sfida me Barcelonën do të jetë tërësisht pa tifozë. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi blaugrana në faqen zyrtare në twitter.