MENU
klinika

Merkato

Armando Broja shok skuadre me Gareth Bale?

07.01.2022 - 19:19

Një nga problematikat më të mëdha të Real Madrid në dy vitet e fundit ka qenë Gareth Bale, i cili nuk po arrin të gjejë hapësira në rikthimin e tij. Sulmuesi uellsian nuk shihet si titullar edhe nga Carlo Ancelotti.

Këtë sezon është aktivizuar vetëm 3 ndeshje duke e bërë largimin e tij thuajse të sigurt. Bale prej kohësh ka humbur shkëlqimin e tij dhe shihet si një “barrë” e madhe nga drejtuesit e Real Madrid të cilët janë të detyruar të paguajnë miliona që Bale të ngroh stolin.

Në këtë kushte kushte është e qartë që Bale nuk do të rinovojë kontratën e tij që i skadon në fund të sezonit, as drejtuesit e Real Madrid nuk kanë ndërmend t’ia ofrojnë diçka të tillë. Sipas mediave angleze, Bale mund të rikthehet te Southampton, skuadër ku nisi karrierën e tij në Angli përpara se të transferohej te Tottenham.

Kaq ka mjaftuar që tifozët e Southampton të ëndërrojnë për një dyshe sulmi Broja-Bale. Sulmuesit shqiptar i përfundon huazimi në fund të sezonit, mund të rikthehet te Chelsea, por nuk përjashtohet mundësia që huazimi të shtyhet edhe për një tjetër vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN