MENU
klinika

Fantazisti feston me shqiponjë

Asllani jep asist, Bajrami i shënon Interit

19.01.2022 - 23:33

Vjen goli i radhës i Nedim Bajramit, kësaj herë në Kupën e Italisë. Përballë Interit në transfertë, teksa zikaltrit po fitonin 1-0, fantazisti i Kombëtares shqiptare, i futur në lojës në fillim e pjesë së dytë, shënon golin e barazimit.

Në minutën e 61-të Bajrami heshti “San Siros”. I gjithë goli ishte kuqezi, pasi asistin e dha Kristjan Asllani, pjesëtari i ekipit kombëtar Shpresa. Vërtet paraqitje shumë e mirë e kuqezinjve. Bajrami bën edhe shqiponjës teksa festonte.