MENU
klinika

Serie A, Java 23

Mes Milanit dhe Juventusit fiton…Interi

24.01.2022 - 00:52

Barazim pa gola, me pak emocione, edhe pse rastet më të pastra ishin në këmbët e Milanit. Juventusi ia del të marrë 1 pikë me mjaft vlera në “San Siro” dhe mban kështu ende shpresat për zonën Champions.

Kurse Milani tani e sheh Interin 4 pikë larg dhe zikaltërit kanë edhe një ndeshje më pak, atë ndaj Bologna-s. Por, pas dy javësh do të jetë derbi. Një notë negative te Milani, dëmtimi i Ibrahimovic, që doli jashtë që në fillim të pjesës së parë.

Duhet parë se sa do të qëndrojë suedezi jashtë fushave. Leao pati shkëndijat, ndërsa Calabria iu afrua golit, ashtu si edhe Theo, provoi pak, kurse Maignan nuk u vu kurrë në vështirësi nga bardhezinjtë. Në fund një zero me zero.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN